Home / Lajme / Botë / Rrëfimi i britanikes që u mashtrua nga shqiptari: Më shkatërroi jetën

Rrëfimi i britanikes që u mashtrua nga shqiptari: Më shkatërroi jetën

Melanie Edwards, britanikja 40-vjeçare, e martuar dhe me 4 fëmijë, deklaroi në polici, se është joshur nga një shqiptari, sa gjysma e moshës së saj, Fisnik Misini, 23 vjeç. Ajo rrëfen kalavarin e vuajtjeve të saj pasi ra në dashuri me shqiptarin

Gjatë deponimit në polici, britanikja u shpreh se pasi njohu shqiptarin në “Facebook”, ra në dashuri me të dhe e ndihmoi të qëndronte në Britani, madje të sillte edhe një kushëririn e tij. Por në fund policia e kap në kufi me Francën, teksa e mbante të fshehur në makinën e saj Misinin dhe kushëririn e tij, për t’i kaluar ilegalisht.

“Ai më shkatërroi jetën. Unë nuk jam një kriminele, jam vetëm një person vunerabël dhe që besoj lehtë. Por ka qenë e vështirë, shumë e vështirë. Kam humbur shumë në peshë”, rrëfen Melanie për “Mirror”, që përballet tashmë me akuzat e trafikimit të personave, pas arrestimit të saj. Fatmirësisht gjykata e ka lënë të lirë. Melanie ka qenë një shtëpiake dhe nga sa tregon, duket se është mashtruar nga Misini, të cilit i ka dërguar edhe 500 paundë për ta ndihmuar që të nisej drejt Britanisë, disa javë pasi u kapën.

“Gjithnjë më ka thënë se me donte dhe unë e besoja. Kur u kap dhe u largua nga vendi, ai më dërgoi një mesazh: Puna u krye. E di tani që ai është me vajza të tjera, dhe po u bën të njëjtën gjë atyre. Miqtë dhe familja më thonë se ai është një vezë e prishur, por unë gjithnjë i kam dalë në mbrojtje. Rezultoi se ata kishin të drejtë. Mua më mashtroi”, tregon Edëards. Melanie, e martuar me bashkëshortin Lee, 40 vjeç, kishte marrë ftesë në ‘’Facebook’’ nga vetë Misini, të cilën e kishte pranuar. Misini i kishte thënë se ishte 30 vjeç dhe ishte përgjëruar që ta takonte. “Vendosa ta takoj për të pirë një kafe. Dhe ky ishte vendimi më i keq i jetës sime. Fillimisht ishte një xhentil i vërtetë, i pashëm dhe unë u dashurova me të. Më pas nisi të bëhej shumë kontrollues. Më tregoi të vërtetën se ishte në Britani ilegalisht”, rrëfen ajo. Edëards rrëfeu se ishte e ndarë nga i shoqi, para se të njihej me Misinin. Fëmijët e saj janë të moshës 5,8,10 dhe 12. “Unë jam një nënë, jo një kriminele. Mendova se do qëndroja në burg”, rrëfen çastin e tmerrshëm 40-vjeçarja.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *