Home / Lajme / Maqedoni / Rrënohet rrethoja dhe bazamenti i kryqit në Butel të Shkupit (Video)

Rrënohet rrethoja dhe bazamenti i kryqit në Butel të Shkupit (Video)

Komuna e Butelit në Shkup ka marrë vendim që të ndërtojë një kryq 56 metra të lartë, duke filluar brenda dite punimet për bazamentin e tij.

Por, më shumë se 5000 shqiptarë kanë dalë në vendin ku po kryheshin punimet dhe i kanë ndërprerë ato duke shkatërruar edhe gurë-themelin e ndërtuar si bazament për kryqin.

Artan Grubi, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim ka thënë se ata kanë vendosur tenda dhe aty do të qëndrojnë nderi në shfuqizimin e këtij vendimi.

Grupi deklaroi se vendimi është i motivuar politikisht dhe se është marrë pa i konsultuar shqiptarët duke mosrespektuar kështu parimin e shumicës së dyfishtë. E drejtë themelore kjo e pajtuar mes maqedonasve e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.

Kurse mediat maqedonase kanë publikuar pamje ku shihen veprimet e demonstruesve që në mënyrë revoltuese rrënuan rrethojën ku planifikohej të ngritej kryqi, por edhe vendosën tendat.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *