Home / Kryesoret / Rrëshqitje e dheut në Stracin, shembje në disa akse rrugore

Rrëshqitje e dheut në Stracin, shembje në disa akse rrugore

Në aksin rrugor Kumanovë – Kriva Pallankë në fshatin Stracin ka rrëshqitje dhe është zënë njëra korsi e rrugës.

Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë” janë duke punuar në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e komunikacionit.

Lidhja Automote e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme dhe ndjekjen e sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Paraprakisht, LAMM njoftoi se komunikacioni është në ndërprerje në aksin Koçan – Dellçevë për shkak të shembjeve, ndërsa si rrugë alternative mund të shfrytëzohet aksi Vinicë – Smojmirovë – Dellçevë.

Prej orës 17:00 dje në ndërprerje është edhe rruga nga f.Pollogu i Poshtëm para lumit të Koçanit për shkak gropimit në aks dhe është bërë kanal për dërgimin e ujit atmosferik nga reshjet e shiut.
Shembje ka në rrugën Berovë – Vinicë dhe atje komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi, ndërsa në udhëkryqin e Viniçkës midis fshatrave Istibanja dhe Kalimanc është bllokuar komunikacioni në dy akset dhe është orientuar përmes Vinicës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *