Home / Lajme / Botë / Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi, humbin jetën 13 persona
TUBAN (AA) – Ushtria e Indonezisë është vënë në kërkim të kutisë së zezë të helikopterit i cili u rrëzua gjatë një operacioni për kapjen e personit më të kërkuar në shtet. Në përplasjen e helikopterit në ishullin Sulawesi jetën e kanë humbur 13 ushtarakë, raporton Anadolu Agency (AA). ( Opan Bustan - Anadolu Agency )

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Indonezi, humbin jetën 13 persona

Ushtria e Indonezisë është vënë në kërkim të kutisë së zezë të helikopterit i cili u rrëzua gjatë një operacioni për kapjen e personit më të kërkuar në shtet. Në përplasjen e helikopterit në ishullin Sulawesi jetën e kanë humbur 13 ushtarakë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i ushtrisë Gatot Nurmantyo deklaroi për agjencinë kombëtare të lajmeve Antara se për momentin janë duke e kërkuar kutinë e zezë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Helikopteri i blerë në vitin 2012 nga Kanadaja, besohet të ketë shpërthyer në ajër dhe pastaj të ketë rënë në një zonë problematike në qytetin Poso. Operacioni kishte për qëllim të kapë grupin të cilin e udhëheq Abu Wardah Santoso, për të cilin besohet se mbanë lidhje me DAESH-in.

Ndërkohë, shefi i policisë, Gjeneral Badrodin Haiti, deklaroi se operacioni kundër celulës terroriste do të vazhdojë sepse siç tha ata kanë zbuluar vendin se ku fshihet grupi.

Për momentin një forcë e kombinuar policore e përbërë nga 2000 policë dhe ushtarë janë vënë në ndjekje të Santoso-s, të dyshuar për vrasjen e një numri policësh dhe civilësh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *