Home / Lajme / Maqedoni / Rrugët në komunat shqiptare zhyten në baltë, komunat maqedonase asfaltojnë edhe rrugët drejt manastireve

Rrugët në komunat shqiptare zhyten në baltë, komunat maqedonase asfaltojnë edhe rrugët drejt manastireve

Derisa rrugët në vendbanimet shqiptare po zhyten në baltë e duken sikur në mesjetë, kryetarët e komunave maqedonase po asfaltojnë çdo rrugicë në komunat që drejtojnë, kurse kur nuk u mbetet për asfaltim rrugë ato asfaltojnë edhe rrugët që të çojnë në manastiret që zakonisht ndodhen në vise të larta malore.

Një rast i tillë pla ndodhur në komunën e Shtipit , kryetari i së cilës ka përfunduar asfaltimin e rrugës në gjatësi prej 1 kilometër e cila të deri në manstirin Dolani.
Kjo rrugë është financuar me 6 milion denarë nga Agjencionit për financim të bujqësisë dhe dhe zhvillimit rural.

Gjatë lëshimit në përdorim të kësaj rruge kryetari i Shtipit Ilço Zahariev dhe drejtoresha e Agjencionit për financim të bujqësisë dhe zhvillimit rural Biljana Vukoviq ka thënë se kjo komunë në vazhdëmisë ka marrë ndihma financiare.

“Komuna Shtip është shumë aktive në fitimin e fondeve për zhvillimin të infrastrukturës rrugore. Deri tani nga kjo masë e Agjencionit, komuna e Shtipit ka marrë 43 milion denarë, disa prej projekteve janë realizuar e disa janë në fazë të realizimit”ka thënë Vukoviq

Ndërsa kryetari i Shtipit theksoi se nuk do ketë asnjë srrugicë në fshatin Dolani pa asfalt.

“Nuk do të ketë shtëpi në fshatin Dolani e cila nuk do të jetë e lidhur me rrugë të asfaltuar, në këtë fshat ka edhe rrjet të usjellësit, paraprakisht kemi ndërtuar një shesh me një çezmë. Mendoj se ky fshat ka kushte të mira për jetë, ka thënë Zahariev.

E derisa komunat me kryetarë shqiptarë nuk kanë njohuri se si të marrin fonde nga Agjencionit për financim të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Zahariev u lavdërua se komuna e tij ka projekte të gatshme për të cilat mund të aplikojë për ndihmë financiare në këtë agjencion shtetërorë.

Gjithashtu lexo

Bashkohuni, ndryshe dy ose tre komuna shqiptare i merr Zaevi

Azbi Nuredini Turpi i dështimeve në politikbërje i komandatëve në 15 vitet e fundit po …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *