Home / Kryesoret / Rrumbullakohet sistemi i kanalizimit në komunën e Zhelinës

Rrumbullakohet sistemi i kanalizimit në komunën e Zhelinës

Sot, në komunën e Zhelinës ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor z.Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës z.Fatmir Izairi nënshkruan marrëveshje për financimin e projektit: “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në v.b Trebosh”. Me rindërtimin e pjesëve të rrjetit të kanalizimit në të cilën plotësisht do të lidhen rreth 450 subjekte të reja, kryesisht do të rrumbullakohet sistemi i kanalizimit 30 kilometra në komunën e Tetovës. Në këtë mënyrë sipas deklaratës të ministrit Izairi do të sigurohet infrastruktura themelore e domosdoshme jo vetëm për cilësinë e jetës së banorëve të kësaj komune, por edhe për të mbrojtur më mirë mjedisin.Projekti financohet përmes bashkëfinancimit dhe duhet të përfundojë deri në fund të qershorit të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *