Home / Kryesoret / Rufi Osmani i thotë JO “Këshillit opozitar” apo ndonjë organizimi tjetër politik

Rufi Osmani i thotë JO “Këshillit opozitar” apo ndonjë organizimi tjetër politik

Rufi Osmani përmes një postimi në Facebook ka ripërsritur qëndrimin e tij lidhur me aktivitetet e tija politike, duke demantuar cdo informacion që lidh emrin e tij me ndonjë subjekt politik.
“Rufi Osmani nuk do jet pjesë e asnjë forumi politikë dhe jo politikë duke përfshirë edhe këshillin opozitar” shkruan Osmani.

Ja postimi i plote i Prof.Dr Rufi Osmanit:

Demant : Informacioni i publikuar në portalin Zhurnal është jo i vërtet !

Ne vazhdën e shumë dezinfomatave që së fundi qarkullojn në opinionin publik në lidhje me rikthimin tim në politikë sot u publikua nje postim në portalin Zhurnal për kinse kyçjen time në këshillin opozitar.
Me përgjegjësin më të lart morale deklaroj edhe njëherë se unë kam mbyllur karierën time politike dhe se skena politike tashmë është pjesë e të kaluarës time.
Konformë të mësipërmes Rufi Osmani nuk do jet pjesë e asnjë forumi politikë dhe jo politikë duke përfshirë edhe këshillin opozitar ose ndonjë koalicioni tjetër pavarsisht se nga cilët subjekte politike do të përbëhej.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *