Home / Kryesoret / Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK, por jam jashtë konfrontimeve të brendshme

Rufi Osmani: Ja e vërteta përbrenda RDK, por jam jashtë konfrontimeve të brendshme

Themeluesi dhe ish-kryetari i RDK, Rufi Osmani përmes një prononcimi për INA ka përgënjeshtruar  se ka ndonjë lidhje me ndodhitë e fundit të plasuara nga disa portale për RDK-në.

Ja përgjigja e tij e plotë në formë demanti:

Ne funksion te informimit objektiv te opininiont publik dhe te anetareve te RDK-se deklaroje me pergjegjesin me te lart se une si Rufi Osmani nuk kam kurfare lidhje me ndodhit e fundit ne RDK-se.

Gjate muajit janar te ketij viti depozitava doreheqjen e parevokueshme nga pozicioni i anetarit te kryesis qendrore dhe te kuvendit qedror. Kjo terheqje nga organet e RDK-se eshte bere per arsye parimore me nje arsyetim racional qe u eshte derguar vetem anetareve te KQ te RDK-se dhe nuk eshte derguar ne media me qellim qe mos demtohet imazhi I RDK-se.

Konfrontimet e fundit ne mes te kryetarit te RDK-se Vesel Memedit dhe nenkryetarit Fadil Zendelit dhe disa anetareve te tjere te KQ jane shfaqur ne mbledhjen e KQ gjate muajit shkurt, mbledhje ne te cilen une nuk kam qen prezent sepse tashme isha terhequr nga organet e RDK-se.

Pasi u informova per kete mos marrevshje ne funksion te tejkalimit te situates dhe me vullnet te mire me ndermjetesim te Servet Jusufit dhe Zenun Ismailit inicova nje takim te perbashket pune kushtimisht thene ne mes te “dy paleve” te konfrontuara ne RDK qe deri dje ishin shoke e bashkepuntor te ngusht.

Ne takimin qe u mbajt me date 2.03.2016 (dita e merkur) ne zyrat e RDK-se ne Tetove ishin prezent : Servet Jusufi , Zenun Ismaili , Vesel Memedi , Binas Pajaziti , Hamdi Saiti dhe Rufi Osmani .

Pas nje debati problemor dhe permbajtesor u arrit marrveshja si vijon:

1.Kryesia e ngusht e RDK-se me ne krye Vesel Memedin pas kthimit nga Zvicra te takohet me Kryesin e ngusht te LR-Pdsh te Ziadin Seles dhe se bashku te themelojnë grupin e punes i cili do ben oferte publike per fillim te negociatave me partit tjera opozitare,dhe

2.Ne afat prej 10 ditesh kryetari i RDK-se Vesel Memedi te thirre mbledhje te rregullt te kryesis qedrore te RDK-se ku do informon kryesinë per kete proces dhe do vazhdon me aktivitetin e rregullt te RDK-se.

Pas ketij takimi kanë ndodhur procese nga te dy palet per te cilat une nuk jam i informuar dhe i konsultuar dhe per pasoje nuk mbaje kurfare pergjegjesie. Vullneti im ishte i madhe qe te dy palet te miren vesht sepse nuk ka mosmarreveshje serioze te cilat nuk mund te tejkalohen dhe te vazhdojn aktivitetin e perbashket politike.

Ne menyre eksplicite u kam thene perfaqesuesve te te dy paleve (Vesel Memedit) dhe (Fadil Zendelit) qe mos te thirren ne emrin tim personal ne asnje variant, sepse une si RUFI OSMANI nuk jam me asnjerin nga palet ne mosmarreveshje dhe jam per te tejkaluar situaten.

Nga tetori I vitit 2015 kur kam marre pjese ne mbledhjen e fundit te KQ te RDK-se deri me sot nuk kam takuar asnje person te asnje partie tjeter dhe nuk kam pasur kurfare bisedimesh per bashkepunim me aske sese RDK-ne e perfaqesojn personat qe sot jane ne mosmarreveshje.

Edhe njehere apeloj qe te dy palet duhet te ulen dhe te bisedojn drejtperdrjet pa ndermjetesim sepse mosmarreveshjet qe i kan mund te tejkalohen me me shume vullnet dhe duke pasur ne fokus kredibilitetein dhe interesin e antareve te RDK-se”, theksohet në qëndrimin e shprehur nga Rufi Osmani që mban datën 7 mars.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *