Home / Lajme / Botë / Rusi, pilotja ukrainase Savchenko shpallet fajtore
DONETSK (AA) - Gjykata në Moskë shpalli fajtore piloten ukrainase Nadezhda Savchenko për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës. ( Sefa Karacan - Anadolu Agency )

Rusi, pilotja ukrainase Savchenko shpallet fajtore

Gjykata në Moskë shpalli fajtore piloten ukrainase Nadezhda Savchenko për përfshirje në vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Savchenko u arrestua në qershor të vitit 2014, pas akuzave se ajo ishte përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve dhe disa civilëve si vullnetare në batalionin ukrainas, ndërsa ajo përsëriste në gjyq se ishte e pafajshme dhe se si oficere ukrainase ka të drejtë të mbrojë atdheun e saj.

Gjyqtari i cili lexoi verdiktin, tha se Savchenko aktin e ka kryer nga “urrejtja politike”.

Prokuroria ruse ka kërkuar që Savchenko të dënohet me 23 vjet burg, ndërsa shqiptimi i dënimit në rastin Savchenko pritet gjatë ditës.

Qeveria ukrainase ka protestuar kundër arrestimit të saj, kurse SHBA-të dhe BE-ja i kanë bërë thirrje Moskës që ta lirojë menjëherë piloten ukrainase.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *