Home / Lajme / Maqedoni / Ruzhin: Fetai është patriote e guximshme shqiptare

Ruzhin: Fetai është patriote e guximshme shqiptare

Profesori universitar Nano Ruzhin ka shprehur një respekt të madh ndaj prokurores shqiptare Fatime Fetai. Ai në një postim në “Fejsbuk” shkruan se prokurorja Fetai dëshmoi se si një shqiptare e re mund të jetë një patriote e guximshme dhe të luftojë për një shtet ligjor ku sundon e drejta.

Me këtë, thekson profesori Ruzhin po dëshmohet qartë se Marrëveshja e Ohrit nuk është e vdekur. Ndsyshe dje në konferencën për shtyp të organizuar nga Prokuroria Speciale, prokurorja Fetai me një prezantim të shkëlqyer dhe vetëbesim të plotë bëri të ditur se do të ngritet aktakuzë ndaj ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov për shkak të burgosjes politike të ish ministrit Ljube Boshkovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *