Home / Lajme / Botë / Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge 24K në shitje duke filluar nga 2,300 dollar

Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge 24K në shitje duke filluar nga 2,300 dollar

Truly Exquisite, një kompani me seli në Londër ka nxjerrë në shitje modelet prej ari dhe platini të Galaxy S7 dhe S7 Edge me kosto që fillon nga 2,300 dollar. Aktualisht janë të disponueshme për porosi dhe duke pasur në konsideratë koston e lartë të që kanë kompania tarifon 50 % të vlerës në momentin e porositjes dhe pjesën tjetër pas dërgesës.

List e modeleve të reja është si mëposhtë:
24K Gold Galaxy S7 – 2,380 dollar
24K Gold Galaxy S7 Edge – 2,530 dollar
Platinum Galaxy S7 – 2,530 dollar
Platinum Galaxy S7 Edge – 2,670 dollar
18K Rose Gold Galaxy S7 – 2,460 dollar
18K Rose Gold Galaxy S7 Edge – 2,600 dollar

Përveç funksionaliteteve dhe dizajnit premium që sjellin telefonët dhe paisjet elektronike të rangut të lartë, kompanitë e njohura si Samsung dhe Apple kanë filluar të kthejnë sytë drejt ofrimit të paisjeve luksoze. Rast konkret është edhe ora inteligjente e Apple super luksoze që kushton afro 17,000 dollar. (PCWorld Albanian)

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *