Home / Kryesoret / Seanca e 97-të e Kuvendit të Maqedonisë

Seanca e 97-të e Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë seancën e 97-të me debatin rreth ligjeve nga disa fusha.

Deputetët duhet të vendosin rreth propozim ligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Malit të Zi për ndihmë juridike në lëndët civile dhe penale dhe për kryerjen e ndërsjelltë të vendimeve gjyqësore në lëndët penale.

Në rend dite të seancës janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, për veprimtari shkencore hulumtuese, për veprimtari inovative, për qasje të lirë në informata me karakter publik, për shoqata dhe fondacione, për sport, për meditacion, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi do të debatojë edhe rreth propozim ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendim në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallën e dytë, për inspektim administrativ, për administratë elektronike, për materiale të arkivit, për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, për mbikëqyrje inspektuese, për themelimin e komisionit shtetëror për vendim të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës penale, për medikamente dhe mjete mjekësore, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet të deklarohen edhe rreth propozim ligjeve me procedurë të shkurtuar për ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për kontroll të drogave dhe substancave psikotropike, për lëndën e parë minerale, për energjetikë, për tregti, për standardizim, për pronësi industriale, për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, për sistemin me një sportel dhe për evidencën e regjistrit tregtar dhe regjistrin e personave të tjerë juridik, për kontroll të eksportit të mallrave dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, për veprimtari turistike, për kontroll të sendeve nga metalet e çmuara, për prodhimet ndërtimore.

Një pjesë nga rendi i ditës janë edhe propozim ndryshimet e ligjeve për mbrojtjen e topografisë të qarqeve integrale, për metrologji, për inspektim teknik, për akreditim, për mbrojtjen e konkurrencës, për sigurim të prodhimeve, për veprimtari hotelierie, për inspektim pyjor dhe të gjuetisë, për preparate veterinere mjekësore, për nus prodhime me prejardhje të kafshëve, për zhvillim bujqësor dhe rural, për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, për sigurinë e ushqimit të kafshëve, për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, për shëndetësi veterinare, me procedurë të shkurtuar.

Do të debatojnë edhe rreth ndryshimeve të ligjit për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit, për ujërat, për numrin e amzës, për kontrollin kufitar, për armët, për emrin personal, për azil dhe mbrojtjen e përkohshme, për veprimtari detektive, për regjistrimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, për sigurim privat, për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, për dokumente personale të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, për letërnjoftime, për siguri në komunikacionin rrugor, me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim ligjin për gjelbërim, në lexim të parë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *