Home / Lajme / Maqedoni / Sejfullai: Fillimi me punë i Jugohromit, marrëzia e rradhës e BDI-së!

Sejfullai: Fillimi me punë i Jugohromit, marrëzia e rradhës e BDI-së!

Në selinë e LR-PDSH në Tetovë është mbajtur sot konferencë për shtyp nga zëdhënësi Elmir Sejfullai, i cili tha se Vendimi i qeverisë që të ristartojë me punë, helmuesi masovik “Jugokrom” është marrëzi e rradhës e një klase politike, tashmë të dëshmuar johumane siç është qeverisja VMRO-BDI.

“Vendimi i qeverisë që të ristartojë me punë, helmuesi masovik “Jugokrom” është marrëzi e rradhës e një klase politike, tashmë të dëshmuar johumane siç është qeverisja VMRO-BDI.

Pas përllogaritjeve zyrtare se kjo fabrikë çdo ditë hedh në ajër 30 tonelata pluhur industrial dhe ndot Pollogun me grimcat kancerogjene PM10 deri më 41%, është absurde që sërish të lejohet rihapja e saj pa u vendosur filtrat! Është e palejueshme fakti që gjatë dy muajve të kaluar, Janar dhe Shkurt, pronarët e Jugokromit nuk kanë bërë as përpjekjen minimale për vendosje të filtrave mbrojtëse. Nga ana tjetër, të njëjtën nuk e kanë bërë as Qeveria e Maqedonisë dhe as Ministria e Ekologjisë dhe ambientit jetësor. Në vend të përpjekjeve për zgjidhje të problemit, koalicioni qeverisës VMRO-BDI merret me hartimin e skenarëve për provokime të ndërsjella dhe nxitje të tensioneve ndër-etnike. Lëvizja për reforma PDSH apelon të gjithë qytetarët e Pollogut, ambientalistët dhe Organizatat Joqeveritare, që bashkërisht të ngrejmë zërin kundër helmuesve kancerogjen për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e fëmijëve tanë”, theksoi Elmir Sejfullai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *