Home / Kryesoret / Sekretari shtetëror i Vatikanit për vizitë në Maqedoni

Sekretari shtetëror i Vatikanit për vizitë në Maqedoni

Sekretari shtetëror i Vatikanit, kardinali Pjetro Parolin, prej sot qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Maqedoni.

Kardinali Parolin do të jetë mysafir i ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut të apostullit në Maqedoni Kiro Stojanov në Ipeshkvinë e Shkupit, ndërsa do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë.

Do të marrë pjesë edhe në bekimin solemn dhe inaugurimin e rezidencës së re të ipeshkvisë me pjesëmarrje të krerëve fetarë, autoriteteve civile dhe korit diplomatik. Pas kremtimit liturgjik është paraparë promovim i librit të papës Franjo “Emri i Zotit është mëshirë” i cili është përkthyer në gjuhën maqedonase.

Nesër kardinali Parolin do ta vizitojë Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, vendzbulimin arkeologjik Stobi, qendrën e përkohshme transitore për migrantë “Vinojug” dhe kishën famulltare “Shën Pjetri dhe Pali” në Gjevgjeli, si dhe katedralen “Shën Mëria” në Strumicë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *