Home / Lajme / Maqedoni / Selmani: BDI-VMRO u qetësuan, s’ka maqedonë dhe shqiptarë naivë, që vdesin për to

Selmani: BDI-VMRO u qetësuan, s’ka maqedonë dhe shqiptarë naivë, që vdesin për to

BDI dhe VMRO qetësuan gjakrat në Butel, pasi e kuptuan se më nuk ka maqedonë dhe shqiptarë naivë, që vdesin për to. U tërhoqën pasi e kuptuan se në luftën PËR dhe KUNDËR kryqit duhet të vdesin militanët e tyre partiakë.
Përgëzoj qytetarët maqedonë dhe shqiptarë të Butelit, të cilët qëndruan në shtëpi përkundër asaj se drejtuesit e dy partive i ftonin të përplasen me fqinjët e tyre.
Qytetarët e Butelit treguan se nuk do ta derdhin gjakun e tyre që Gruevski dhe Ahmeti të ruajnë pushtetin dhe të mbulojnë krimet e tyre.
Ata i mbajtën leksion pushtetit se asnjëherë më nuk do të fitojnë vota duke shkaktuar konflikte etnike dhe fetare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *