Home / Lajme / Maqedoni / Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia po përgatiten për luftë me shqiptarët!? (Foto)

Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia po përgatiten për luftë me shqiptarët!? (Foto)

“Nëse SHBA-të pas sulmeve terroriste në Kumanovë vazhdojnë fuqimisht t’i përkrahin shqiptarët, kjo mund të sjellë deri te formimi i Aleancës Ortodokse mes Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, thuhet në raportin e fundit të CIA-s”, shkruan Kurir-i, serb.
Sipas këtij mediumi, kjo është konkluza e raportit më të ri të CIA-s lidhur me situatën në rajonin e Ballkanit. Siç transmeton “Lajm”, në atë raport, gjoja paralajmërohet se përkrahja e mëtutjeshme e Uashingtonit për shqiptarët, mund ta shtyjë “ortodoksinë” në përqafim të Rusisë. Për këtë arsye analistët e CIA-s, gjoja kanë kërkuar që amerikanët ta balancojnë qasjen e tyre në Ballkan.

“Analistët amerikanë shkruajnë se shtetet ballkanike, territoret e të cilave rrezikohen nga projekti i ‘Shqipërisë së Madhe’ nuk do të rrinë duarkryq dhe në mënyrë paqësore të shikojnë se si shqiptarët marrin territoret e tyre. Aq më tepër, që janë të bindur se në rast të situatës pa rrugëdalje, serbët, bullgarët, grekët dhe maqedonasit do t’i bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në atë rast Ballkani do të shndërrohet në rajon ngjashëm me Lindjen e Afërt, kurse kjo nuk i konvenon askujt, madje as SHBA-ve”, citon ky portal një “burim diplomatik të mirinformuar”.

Ky informacion megjithatë duhet marrë me rezervë, sepse plasohet nga një medium serb, për pronarët e të cilëve thuhet se janë të afërt me qeverinë e partive nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE.
Askush nga qeveritë e këtyre vendeve nuk kanë dashur ‘i komentojnë këto informacione. Mirëpo nga ana tjetër, ekspertët serbë vlerësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është i mundshëm, por se do të ishte një halë e vërtetë në sy të perëndimit. Analisti Xhorxhe Vukadinoviç ka thënë se Aleanca e tillë do të ishte një reagim logjik ndaj tentimit të krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.
“Nëse bëhet një aleancë e tillë, nuk besoj se SHBA-të do të rrinin duarkryq sepse është e qartë se shqiptarët janë favoritët e tyre. Serbia ka pasur një aleancë të ngjashme para Luftës së parë botërore, kur është konfrontuar me Turqinë”, ka thënë Vukadinoviç.
Çedomir Antiq, nga Klubi Përparimtar serb, thekson se më tepër se nj dekadë ekziston ideja për “unifikim të Ballkanit”.

“Madje edhe nëse vërtetë fillon të realizohet kjo ide, SHBA-të në start do ta pengonin. Megjithatë një aleancë e tillë do të duhej të formohet, sepse do të mbijetonte edhe nëse BE shkatërrohet. Habitem se si presidenti Nikoliq nuk e inicioni një gjë të tillë, kur ishte i ftuar në manifestimin e betejës së Kumanovës”, ka deklaruar Antiq.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *