Home / Lajme / Maqedoni / Serbia kontrollon Maqedoninë, arreston ish pjestarë të UÇK-së për të nxitur konflikt të ri?!

Serbia kontrollon Maqedoninë, arreston ish pjestarë të UÇK-së për të nxitur konflikt të ri?!

Asrrestimi i fundit i zyrtarit të lartë kosovar, Gafurr Dugolli nga ana e policisë maqedonase është një provokim i pastër ndaj shqiptarëve e cila ka mbështetjen e Serbisë.

Lidershipi serb çdoherë ka punuar me kësi llojë skenaresh për ti provokuar shqiptarët dhe për të nxitur konflikt ndëretnik, dhe për këto plane gjithmon ka kërkuar mbështetje sllave. Kështu vlerson për Zhurnal, ish pjestari i UÇK-së dhe ish nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri.

Ai thekson se në Maqedoni po zbatohet një politikë kryekëput slave dhe kjo dëshmohet përmes arrestimit të fundit ku shihet qartë se pala maqedonase nuk dëshiron bashkëjetës me shqiptarët.

“Serbia punon këtë skenar çdoherë. Edhe para se Kosova ta fitoj pavarësinë ka punuar që raportet mes shqitarëve dhe maqedonasve të jenë sa më të këqija dhe gjithnjë ka kërkuar mbështetje jo vetëm te bota sllave por edhe më gjërë. Edhe ky rast mund të jetë skenar i përgatitur për qëllimet dhe interesat e tyre politike. Dhe fatkeqësisht edhe në Maqedoni po udhëhiqet një politikë fund e krye serbosllave që i ngjanë dhe nuk dallon aspak nga ajo e mëparshmja e Millosheviçit. Dhe tash arrestimi i shefit të protokollit të FSK-së është një provokim që flet hapur se maqedonët nuk duan marrëdhënie të mira me shqiptarët sepse deshtën apo nuk deshtën shqiptarët këtu janë një faktor shumë i rëndësishëm për Maqedoninë apo për perspektivën afatgjate të këtij shteti për zhvillimin ekonomik të tij dhe nëse mendojnë se shqiptarët mund të vazhdojnë ti provokojnë dhe të inskenojnë lloj lloj rastesh atëherë këta faktikish e fundosin edhe veten e tyre“, u shpreh Shaqiri duke shtuar se rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë janë skenare dhe provokime të ngjajshme sic është arrestimi i fundit i zyrtarit kosovar, Dugolli.

Ai madje shton se duhet të ketë barazi të plotë në vendin tonë,nëqoftëse se nuk eksiston kjo barazi në të ardhmen, atëher Maqedonia vështirë se mund të ekziston.

“Përshtypjet e mia janë se këta nuk duan ta kenë një shtet të përbashkët me shqiptarët apo të bashkëjetojnë me shqiptarët sepse provokimet i bëjnë çdo ditë që aspak nuk hezitoj të mendoj shumë fuqishëm se janë në koordinim dhe bashkëpunim me Serbinë apo me shumë struktura tjera të cilët ndoshta nuk e duan të mirën as të popullit maqedonas por këta kanë rënë në gracka dhe i bëjnë këto provokime siç janë edhe dënimet e tjera këto edhe nuk ndalen. Tani është edhe në procedurë gjykimi për rastin e Kumanovës, për rastin Monstra,ku gjykata e apelit i vërtetoi dënimet për rastin Monstra. Dhe tash vazhdojnë me lloj lloj marifetllëqe që faktikisht flasin se këto nuk kanë disponim që të bashkjetojnë me shqiptarët. Dhe mendoj se në një shtet bashkëjetohet vetëm nëse ka barazi të plotë. Dhe kur nuk ka barazi atëherë edhe provokimi bëhet, edhe në këto momente edhe Kosovës dhe atë edhe kur Kosova është deklaruar se është për fqinjësi të mirë ndërsa maqedonasit dëshmojnë se nuk janë për kultivimin e kësaj miqësie. Thjeshtë maqedonasit duhet ta kuptojnë se Maqedonia pa shqiptarët nuk mund të ekzistojë“, ka theksuar për Zhurnal, ish nënkryetari i Parlamentit, Hysni Shaqiri.

Nga ana tjetër, kryetari i OVL-UÇK-së, Besim Hoda vlerson se ky rast është një provokim i rradhës dhe për të njëjtin ka reaguar dje. Ai thotë se sot do të protestohet para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Hoda shton se edhe Serbia mund të ketë dorrë në këtë rast, por prapseprap fajin duhet ta gjejm në vendin e ndodhjes, konkretisht në Maqedoni, sepse viktimat janë shqiptarët.

“Neve kemi reaguar lidhur me arrestimin e Gafurr Dugollit ashtu siç ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së si organizatë simotër nga Kosova. Sot sipas disa informatave në Kosovë në ora njëmbëdhjetë do të protestohet para ambasadës së Maqedonisë dhe apsolutisht nuk përjashtohet mundësia që nëse 48 orëve nuk lirohet Gafurr Dugolli, atëher do të ketë edhe protesta para selive të partive politike të organizuar nga organizata e veteranëve të luftës. Me këtë do të themi se duhet njëherë e përgjithmonë të përfundojnë tendencat pavarësisht se nga vijnë, nuk i përjashtojmë se ato mund të vijnë edhe nga Serbia, por ne absolutisht fajtorin duhet ta kërkojmë aty ku ndodh faji, pra konkretisht në Maqedoni dhe absolutisht këto provokime të cilat ndodhin janë si pasojë e paaftësisë të përfaqsimit politik të palës shqiptare sepse viktima janë shqiptarët“, ka deklaruar Hoda duke shtuar se se me rastin e arrestimit është prekur rrëndë edhe ish UÇK-ja sepse është arrestuar pa asnjë dëshmi konkrete dhe kjo është është turp për elitën politike shqiptare në pushtet. Duhet modeomos të ketë ndërgjegjësim politik të mos nëpërkëmben ish pjestarët e UÇK-së.

“Është shumë e dhimbshme kur preket UÇK-ja. Çdo tendencë për të prekur individ pjesëmarrës të luftës kushdoqofshin ata në Maqedoni, Kosovë, apo Shqipëri pa faj konkret përkatës dhe atë vetëmse kanë qenë pjesëmarrës në luftë ne e vlersojmë se preket një pjesë e rrënjës së kombit dhe aty do të veprojmë pa ndarje dhe në mënyrë të unifikuar si pjestar të UÇK-së dhe si shqiptarë në përgjithësi. Prandaj ne këtë provokim sepse ka ndodhur në kufirin e Maqedonisë ku pa fije turpi është marrë një pjestar i UÇK-së ku përveç asaj është edhe pjestar i FSK-së. Ne e klasifikojmë si një veprim tendencioz për ti prishur marrdhëinet ndëretnike ashtu siç po ndodh jo vetëm me këtë rast por edhe me raste tjera dhe e themi edhe njëherë se nuk e përjashtojmë faktin se mund të jetë një provokim edhe i Serbisë mirëpo sigurisht edhe do të largohemi prej politikave të mëdha që mundohen ti justifikojnë patritë tona politike gjithmonë duke e hedhur gurin dhe fshehur dorën, ndërsa fajtorin duhet ta gjejmë përher aty ku ndodh krimi dhe faji. Prandaj me këtë rast pavarësisht se nga vijnë veprimet apo urdhërat ne fajin e identifikojmë te Qeveria e Maqedonisë dhe faktori politik shqiptar“ ka theksuar për Zhurnal, kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda.

Ndryshe, ditën e premte në vendkalimin kufitar Bllacë, policia maqedonase arrestoi zyrtarin e lartë të FSK-së, Gafurr Dugollin për shkak të fletëarrestit ndërkombatër të lëshuar nga Serbia nën dyshimin se Dugolli ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *