Home / Kryesoret / Shala apel Shkupit për lirimin e Dugollit, thërret protesta në Prishtinë

Shala apel Shkupit për lirimin e Dugollit, thërret protesta në Prishtinë

Deputeti i “Nismës për Kosovën”, Haxhi Shala, shprehet i çuditur se si Organizatat e dala nga Lufta dhe Shoqëria Civile, nuk kanë reaguar ndaj arrestimit të Gafurr Dugollit, nga ana e shtetit maqedonas.

Dugolli është arrestuar mbi bazën e një urdhër nga ana e shtetit serb.

Deputeti Shala në një prononcim për Gazetën “Tribuna”, kërkon lirimin sa më shpejtë të ti, ndërkohë që apelon qe të gjithë të bashkohen në protestën, e cila pritet të organizohet nesër nga ora 11:00, para ambasadës se Maqedonisë në Prishtinë.

“Është për keqardhje se si organizatat e dala nga Lufta nuk kanë reaguar pas arrestimit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Dugolli. Më e pakta qe mund të bëjnë për Dugollin është qe të protestojmë nesër para ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Edhe Shoqëria Civile, por edhe institucionet duhet të jenë më të zëshme kundër këtij arrestimi”, ka thënë deputeti Shala.

Shala thotë se është e turpshme shtyrja e vendimit edhe për 48 ore tjera për Dugollin nga ana e institucioneve maqedonase. Dugolli aktualisht është shef i protokollit në Ministrinë e Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *