Home / Sport / Shaqa ëndërron Ligën e Kampionëve me Stoken

Shaqa ëndërron Ligën e Kampionëve me Stoken

Mesfushori i Stoke City, Xherdan Shaqiri, beson se skuadra e tij së shpejti do të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ish futbollisti i Bayern Munichut dhe Interit beson se stili i lojës dhe përbërja e skuadrës janë në zhvillim e sipër dhe kjo do të sjellë rezultate.

“Ne kemi ekip shumë të mirë. Mënyra se si jemi duke shkuar përpara, sigurisht, së shpejti ky ekip do të luajë në Ligën e Kampionëve”.

“Nuk them se këtë vit do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë në Evropë”.

“Nga vendi i pestë tek vendin i nëntë skuadrat janë shumë afër njëra-tjetrës”, ka thënë Shaqa.

Shaqiri me Stoken momentalisht janë në vendin e nëntë me 39 pikë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *