Home / Kryesoret / Shesheli para Gjykatës speciale dogji flamujt e BE-së dhe NATO-s
BEOGRAD (AA) - I akuzuari i Hagës Vojisllav Sheshelj në mëngjes, u paraqit para Gjykatës Speciale në Beograd, edhe pse seanca u anulua. Ai u përpoq të flasë me gjykatësin, pas së cilës dogji flamujt e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. ( Nihad İbrahimkadiç - Anadolu Ajansı )

Shesheli para Gjykatës speciale dogji flamujt e BE-së dhe NATO-s

I akuzuari i Hagës Vojisllav Sheshelj në mëngjes, u paraqit para Gjykatës Speciale në Beograd, edhe pse seanca u anulua. Ai u përpoq të flasë me gjykatësin, pas së cilës dogji flamujt e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

“A jam unë këtu? A ka gjykatës? Jo. A ka kryetar gjykate? Jo. Kërkova të flas me kryetarin e Gjykatës pse nuk iu përgjigj kërkesës sime që procedura të jetë publike, që qytetarët dhe gazetarët të mund të marrin pjesë”, tha Sheshelj pas daljes nga Gjykata ku ishin mbledhur mbështetësit e Partisë radikale serbe.

Ai shtoi se nuk ka marrë përgjigje për këtë, por se mbrëmë kishte marrë letër në të cilën thuhej se seanca e caktuar për sot shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm “pasi deri në këtë pikë, Dhoma Gjyqësore e Tribunalit të Hagës nuk ka paraqitur përgjigje në kërkesë të Republikës së Serbisë, ku kërkohet përgjigje për çështje të caktuara procedurale”.

“Mendoj se çështjet procedurale duhet të shqyrtohen në gjykatat tona, në Serbi dhe jo të kërkohen nga Tribunali i Hagës udhëzime për çështjet procedurale. Vullnetarish nuk do të shkojë, por do të shfrytëzoj çdo mundësi, çdo moment, për ti shkaktuar dëm profesional, politik dhe moral gjykatës së Hagës”, tha Sheshelj.

Sipas tij, pas miratimit të marrëveshjes IPAP me NATO-n, Serbia më nuk është një shtet i lirë dhe i pavarur dhe se NATO lirisht “endet e lirë nëpër territorin tonë”.
Sheshelj tha se ky regjim ka gabuar në të gjitha politikat, sepse dëshiron të fus Serbinë në BE “ku janë të gjithë armiqtë tradicional të Serbisë”.
“Ne nuk duam në BE dhe nuk duam në NATO”, tha Sheshelj duke demonstruar “se çka serbët me të vërtetë mendojnë për NATO-n dhe BE-në” dogji flamujt e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në janar 2003, akuzoi Vojisllav Sheshelin për nxitje të krimeve kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës në territorin e Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Vojvodinës.
Sheshelj u dorëzua vullnetarisht në Hagë më 24 shkurt të vitit 2003, ku në paraburgim për katër vjet e gjysmë priti fillimin e gjykimit.

Me vendim të Tribunalit të Hagës, në nëntor të vitit 2014, ai doli me lirim të përkohshëm në Serbi deri në shqiptimin e dënimit, siç thuhet, për arsye humanitare, për shkak sepse disa javë më parë i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka lëshuar një urdhër për ekstradimin e Vojislav Shesheljit deri më 31 mars, kur është planifikuar edhe shqiptimi i dënimit.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *