Home / Kryesoret / Shkëndija lehtë e mundi Metalurgun, Shkupi ia morri vendin e tretë Sileksit

Shkëndija lehtë e mundi Metalurgun, Shkupi ia morri vendin e tretë Sileksit

Shkëndija e ka deklasuar Metalurgun si mysafire në “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit, duke e mundur me rezultat 0-4, të dielën pasdite, në takimin e vlefshëm të javës së 22-të. Edhe pse ndeshja është zhvilluar nëpër mot me shi dhe terren të rënduar, kuqezinjtë nuk patën probleme për të arkëtuar tre pikë të reja që ishin të planifikuara prej përpara. Golat për tetovarët i realizuan Radeski (2), Totre (1) dhe Alimi (1).
Skuadra e Shkupit po vazhon me paraqitje të mira në pranverë, duke e fituar Sileksin para shikuesve të tyre në stadiumin Çair me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm e shënoi Petkovski në fillim të pjesës së dytë.

Fitore të thellë shënoi edhe lideri I renditjes vardari, I cili si mysafir e mundi Mlladost CD me rezultat 0-3.

Rezultatet, java e 22
Metalurg-Shkëndija 0-4
Mlladost CD-Vardar 0-3
Shkupi-Sileks 1-0
Bregallnica-H.Turnovo 2-0
Rabotnicki-Renova 0-0
Renditja:Vardar 55, Shkëndija 50, Shkupi 34, Sileks 33, Rabotnicki 32, Bregallnica 23, Renova 22, Turnovo 21, Mlladost 16, Metalurg 13 pikë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *