Home / Kryesoret / Shkëndija vazhdon me fitoret, shkatërron Metalurgun

Shkëndija vazhdon me fitoret, shkatërron Metalurgun

Shkëndija vazhdon me rezultat e mira dhe me fitoret e njëpasnjëshme. Kësaj radhe në Shkup, Shkëndija ka shënuar fitore ndaj ekipit të Metalurgut me rezultat 0-4 në favor të ekipit tetovarë. Radevski në minutën e 12 kaloi në epërsi Shkëndijën, dhe me këtë u shkua në pushimin e pjesës së parë. Totre në minutën e 51 ka shënuar golin e dytë për Shkëndijën , kurse Radevski sërish shënoi gol në minutën e 69 duke çuar epërsinë në tre me zero, raporton Tv Koha. Mirëpo kur të gjithë mendonin se me këtë rezultat do të përfundon takimi, Alimi nuk mendoi kështu dhe shënoi edhe një gol në minutën 88 duke mbyllur rezultatin e këtij takimi Metalurg Shkëndija 0-4.Mund të ishte rezultati edhe më I lartë nëse futbollistët e Shkëndijës pak para përfundimit të takimit nuk godiutën dy herë radhazi shtyllën e kundërshtarit, njofton Tv Koha.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate

Bregallnica Turnova 2-0

Carev Dvor-Vardar 0-3

Shkupi-Sileks 1-0

Në tabelën e klasifikimit akoma në pozitën e parë është Vardari me 55 pikë, e dyta është Shkëndija me 50 pikë dhe në vendin e tretë Shkupi me 34 pikë. Në vendin e katërt është Sileksi me 33 pikë, ndërsa Rabotniçki ka 32 pikë në vendin e pestë. Bregallnica është në vendin e gjashtë me 23 pikë, kurse Renova në vendin e shtatë me 22 pikë. Turnova është në vendin e tetë me 21 pikë, kurse Carev Dvor me 16 pikë ndohet në vendin e nëntë ndërsa e fundit në tabelë është Metalurgu me 13 pikë. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Aksidentohen dy autobusë dhe dy makina, 15 të lënduar në Strumicë

15 persona janë lënduar dje në një aksident rrugor në rrugën lokale në fshatin Bansko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *