Home / Kryesoret / Shkup, Hapet Panairi i 13-të për ndërtimtari dhe Panairi i 6-të për patundshmëri
SHKUP (АА) – Prej sot deri më 5 mars të vitit 2016 në Panairin e Shkupit mbahet edicioni i 13-të i Panairit për Ndërtimtari. Bëhet fjalë për një ngjarje afariste ndërkombëtare për ndërrtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizim ndërtimor, në të cilin marrin pjesë rreth 300 kompani që punojnë në këtë sferë. Foto: Ministri i Financave Zoran Stavrevski ( Admir Fazlagikj - Anadolu Ajansı )

Shkup, Hapet Panairi i 13-të për ndërtimtari dhe Panairi i 6-të për patundshmëri

Prej sot deri më 5 mars të vitit 2016 në Panairin e Shkupit mbahet edicioni i 13-të i Panairit për Ndërtimtari. Bëhet fjalë për një ngjarje afariste ndërkombëtare për ndërrtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizim ndërtimor, në të cilin marrin pjesë rreth 300 kompani që punojnë në këtë sferë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas organizatorëve, ky Panair Ndërkombëtar nënkupton promovim të përgjithshëm të kësaj dege ekonomike të prodhuesve dhe tregtarëve nga Maqedonia dhe jashtë vendit. Në të ofrohen dhe shiten prodhime dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, rinovim dhe pajisje të objekteve dhe pronave dhe do të tërheq vëmendjen e eksperëtve nga sfera e industrisë ndërtimore të cilët do të diskutojnë mbi marrëveshjet në të cilat do t’i përfshijnë edhe trendet e reja në ndërtimtari.

Numri i ekspozuesve edhe sivjet arriti numrin prej 100 kompanive direkte, të shpërndarë në tre salla të panairit. Qëllimi i panairit të sivjemë të ndërtimtarisë është që ta mbajë këtë rritje dinamike, ndërsa për ekspozuesit dhe vizitorët të paraqes një platform atraktive në interes të këtij sektori.

Partner i manifestimit të panairit është Ministria e Financave, ku në hapjen e panairit mori pjesë ministri i Financave Zoran Stavrevski, i cili në fjalimin e tij theksoi se panairi paraqet një mundësi të mirë që të realizohen relacionet të cilat do të mundësojnë edhe më tej që të mbahet trendi i lartë i rritjes së sektorit të ndërtimtarisë si degë e cila është e rëndësishme në strategjinë ekonomike dhe politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Ndërtimtaria është shtyllë e ekonomisë së Maqedonisë. Kjo mbështetet në shumë mënyra, fillimisht përmes rritjes së investimeve publike, gjegjësisht projekteve të mëdha kapitale. Kjo është ajo që në vitin e kaluar për 9 muaj, ndërtimtaria realizoi rritje reale për pothuajse 12 përqind dhe presim që ky trend pozitiv të vazhdojë edhe këtë vit. Qeveria e mbështet ndërtimtarinë dhe përmes një sërë projektesh të cilat e nixisin veprimtarinë ndërtimore, siç janë shkalla autorizuese e TVSH-së prej 5 përqind, për qarkullim të parë të banesave, e cila luan rol të madh në ofertën dhe çmimin e banesave të tregut të patundshmërive”, tha ministri Stavrevski, duke përkujtuar se panairi është mundësi e mirë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar për projektet e qeverisë “Bli shtëpi për të rinjtë” dhe “Bli shtëpi-bli banesë”, projekt nga viti 2012.

Në kuadër të Panairit të Ndërtimtarisë 2016, në Metropolis Arena për herë të gjashtë do të mbahet edhe Panairi për Patundshmëri dhe Investime “RealExpo”, ku do të marrin pjesë një numër i madh i kompanive ndërtimore, të cilat do të ofrojnë banesa.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *