Home / Kryesoret / Shkup, mbahet konferenca për luftë kundër korrupsionit në sektorin privat
SHKUP (AA) – Konferencë për menaxhim të harmonizuar dhe parandalim të korruspionit në sektorin privat përmes tuining projektit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) me temë “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit” u mbajt sot në Shkup. Foto: Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Adnan Jashari (C). ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Shkup, mbahet konferenca për luftë kundër korrupsionit në sektorin privat

Konferencë për menaxhim të harmonizuar dhe parandalim të korruspionit në sektorin privat përmes tuining projektit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) me temë “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit” u mbajt sot në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo konferencë e cila organizohet në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë, ambasadës së Republikës së Gjermanisë dhe Ambasadës së BE-së në kuadër të projektit IPA 10 “Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit”, paraqet pjesën e komponentës së parë të Tuining projektit i cili ka 8 komponente.

Sistemi për menaxhim të harmonizuar paraqet njëfarë ure mes ekonomisë dhe sektorit publik, me fjalë të tjera vendet duhet të ndërtojnë mekanizma juridike dhe institucionale për parandalimin e korrupsionit në sektorin privat, por edhe në vet ndërmarrjet duhet të vendosen mekanizma personale për forcimin e integritetit të tyre siç është kodi i punës afariste, menaxhimi korrporativ, përmirësimi i kulturës sipërmarrëse, respektimi dhe promovimi i konkurrentshmërisë si dhe kanalet e paraqitjes së korrupsionit dhe trajnimi i të punësuarve.

Ministri i Drejtësisë të Maqedonisë Adnan Jashari tha se me miratimin e Ligjit për denoncues pritet rritje të masave preventive kundër korrupsionit.

“Në kuadër të kësaj konference bëmë me dije angazhimet që ka bërë Ministria e Drejtësisë në këtë drejtim, ku theks të veçantë i kushtova miratimit të Ligjit për mbrojtje e të ashtuquajturve denoncues, ligj ky i cili do të fillojë të zbatohet nga mesi i këtij muaji dhe sinqerisht pres rezultate pozitive në drejtim të rritjes së masave preventive kundër këtij fenomeni siç është korruspioni”, tha Jashari.

Ai po ashtu tha se rritja e efikasitetit kundër fenomenit të korrupsionit do të ndikojë në stimulimin jo vetëm të investimeve vendase por edhe të atyre të jashtme.

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav u shpreh se doemos duhet një luftë gjithpërfshirëse kundër korrupsionit.

“Ky projektit i financuar nga BE-ja ka arritur të sjellë në një vend udhëheqësit privat dhe publik rreth kësaj teme. Korrupsioni është një nga të këqijat më të mëdha të kohës sonë, parandalon zhvillimin, ngec demokracinë, dhe sjell padrejtësi”, tha Orav duke shtuar se lufta kundër korrupsionit nuk është punë e lehtë, ndaj duhet një front i fuqishëm nga sektori privat.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *