Home / Kryesoret / Shkup, protestuesit vendosën tenda deri në heqjen e kryqit gjigant
Zyrtarë të Bashkimin Demokratik për Integrim dhe aktivist partiak kane protestuar kundër vendimit të komunës së Butelit për të ndërtuar një kryq gjigand. ( Bekim Laci - Anadolu Ajansı )

Shkup, protestuesit vendosën tenda deri në heqjen e kryqit gjigant

Në prani të zyrtarëve partiakë, ministrave dhe deputetëve të partisë shqiptare në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e cila njëherit është edhe organizator, filloi marshi protestues kundër vendimit të miratuar nga Kumuna e Butelit për vendosjen e kryqit gjigant në vend-rrotullimin që gjendet në këtë komunë, me ç’rast disa protestues vendosën tenda.

Protestuesit duke filluar nga stadiumi në komunën e Çairit, me pankarta dhe flamuj, vazhduan rrugën e tyre drejt komunës së Butelit për të shprehur revolën e tyre.

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti para protestuesve tha se ndonëse protesta e parë kaloi pa reflektuar nga pala maqedanase, tani kjo protestë nuk përfundon por do të vazhdojë me stacionimin e tendave deri në ndryshimin e vendimit të Komunës së Butelit.

“Kjo nuk është protestë që përfundon, ne sot këtu do të stacionohemi deri në anulimin e vendimit të Komunës së Butelit”, tha Mexhiti.

Mexhiti më pas tha se nëse aq e kanë brengën për shqiptarët ortodoks, komuna e Butelit le të ndajë një lokacion për ndërtimin e kishës ortodokse shqiptare dhe kryqin do e vendosim mbi kishë, ndërsa as kryqi e as minareja nuk e kanë vendin në rrugë për të provokuar ndjenjat e njëri-tjetrit.

Më pas kyetari i Komunës, Izet Mexhiti tha se me këtë vendim është shkelur parimi i ‘Badenter’-it i cili ka sjellë paqe në Republikën e Maqedonisë.

“Ne sot këtu duam të japim një porosi ndaj komunitetit maqedonas dhe ndaj udhëheqësisë së komunës së Butelit se kanë gabuar rëndë, kanë shkelë një parim i cili ka sjellë paqe në Maqedoni, kanë shkelur parimin e ‘Badenter’-it, kanë shkelur Marrëveshjen e Ohrit që hap shtigje që të gjitha komunat të marrin vendime të këtilla që nuk janë në të mirën e qytetarëve të Maqedonisë”, u shpreh Mexhiti.

Nga ana e disa protestueve u hoq e gjithë rrethoja rreth gurthemelit të kryqit dhe më pas po në këtë vend u vendosën tendat, ku një grup i protestuesve do të qëndrojnë deri në pezullimin e vendimit.

Ndryshe, kohë më parë Këshilli i Komunës së Butelit në bazë të kërkesës së Kongresit Botëror Maqedonas dha dritë të gjelbër për vendosjen e kryqit 51 metra të lartë dhe 4 metra të gjerë në Komunën e Butelit, komunë kjo e përzier edhe me komunitete të tjera të religjioze.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *