Home / Kryesoret / Shkupi dhe Torino shqyrtojnë avansimin e marrëdhenieve në nivel lokal
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski u takua sot me një delegacion nga qyteti Torino në Itali, si dhe me ambasadorin italian në Maqedoni, Ernesto Massimino Bellelli ( Qyteti i Shkupit - Anadolu Agency )

Shkupi dhe Torino shqyrtojnë avansimin e marrëdhenieve në nivel lokal

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski u takua sot me një delegacion nga qyteti Torino në Itali, si dhe me ambasadorin italian në Maqedoni, Ernesto Massimino Bellelli, raporton Anadolun Agency (AA).

Siç njofton kabineti i Trajanovskit, delegacioni ishte i përbërë nga përfaqësues nga administrata e Qytetit të Torinos në fushat e bashkëpunimit ndërkombëtar, trafikut dhe urbanizmit, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë së Torinos, si dhe nga profesorët e Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit në Universitetin e Torinos.

Kryetari Trajanovski nga ana e tij tha se bashkëpunimi në mes të Shkupit dhe Torinos është i lartë, sidomos pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit në vitin 2012, për çka janë realizuar bashkëpunime në fushat e planifikimit urban, transportit, arkitekturës dhe projekte ndërkombëtare.

Ambasadori Beleli theksoi se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Italisë është i lartë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shkupit dhe Torinos është një shembull i shkëlqyer për avancimin e të njëjtave edhe në nivel lokal.

Delegacioni nga Torino në dy ditët e ardhshme do të ketë disa takime pune me përfaqësues të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, dhe me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe organizatave të ndryshme

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *