Home / Lajme / Rajon / Shqiptarët heqin dorë nga kumari? Të ardhurat në kazinotë -10% në 2015

Shqiptarët heqin dorë nga kumari? Të ardhurat në kazinotë -10% në 2015

Pas rritjes së fortë në 2014-n, të ardhurat nga lojërat e fatit ranë në vitin 2015, ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i NIPT-eve sekondare për bastet sportive…

Sipas të dhënave nga tatimet gjate vitit 2015, të ardhurat nga “Kazinotë dhe Lodrat” kanë shënuar një rënie me bazë vjetore prej 10%, duke zbritur nga rreth 5.3 miliardë lekë, në 4.8 miliardë lekë. Kjo rënie vjen pasi një vit më parë të ardhurat ishin rritur me 47%. Ministria e Financave, ka sqaruar se nga të dhënat e Autoritet i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), në krahasim me vitin 2014, kur numri total i liçensave të lëshuara nga autoritetet përgjegjëse ishte 56, në vitin në vijim janë në fuqi vetëm 26 liçensa për lojra fati. Ulja e numrit të tyre është rrjedhojë e formalizimit dhe e detyrimit për respektimin e ligjit nga të gjithë poseduesit e këtyre liçensave.

Në krahasim me vitin 2013, në vitin 2015 është e vërtetë se është rritur numri i subjekteve me Nipte sekondare të lëshuara për bizneset e liçensuara, respektivisht nga 1271 në 3464 për kategorinë “baste sportive”, por nuk është rritur numri i kazinove dhe i kazinove elektronike (madje i këtyre të fundit është ulur).

Rritje me vetëm tre Nipte sekondare shënon edhe kategoria “bingo tradicionale”. Sipas financave, të ardhurat në total për vitin 2013 kanë qenë rreth 3,6 miliardë lekë, ndërsa ato për vitin 2014 shënojnë 5,3 miliardë lekë.

Kjo rritje, sipas tyre erdhi nga operacioni “Fundi i marrëzisë”, që identifikoi informalitetin e pamasë të këtij sektori, e, sidomos edhe i punës së Njësisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, që në respekt të ligjit, ka arritur ta formalizojë pothuajse plotësisht këtë sektor.

Megjithatë, në 2015-n, nuk është arritur që të mbahet i njëjti ritëm, i ndikuar edhe nga fakti që 2014-a ishte një vit kur kishte Kampionat Botëror, që rrit biznesin basteve.

Po sipas financave. detyrimet e subjekteve ndaj NJMLF-së (vetëm për treguesin e detyrimit për 0,5 për qind të xhiros), për periudhën 2009-2015 kanë një vlerë prej 21.7 milionë lekë. Kjo i përket kryesisht viteve të kaluara 2009-2013 (në vlerën 17.7 milionë lekë) dhe 3.6 milionë i përket viteve 2014-2015. Monitor.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *