Home / Lajme / Botë / Shqiptari ia shkëput nga dora çantën me para hajnit të armatosur!

Shqiptari ia shkëput nga dora çantën me para hajnit të armatosur!

Paraditen e të shtunës një filial banke në Pfäffikon të kantonit Schwyz ka ndodhur një ngjarje dramatike, e denjë për filma. Një person i panjohur i është afruar sportelit të bankës dhe nën kërcënimin e revoles e ka detyruar punëtoren t`ia dorëzojë paratë në çantën e tij. Njëkohësisht ai ka kërcënuar me armë edhe dy klientë të bankës.

Mirëpo më interesantja në këtë ngjarje është sjellja e një klienti shqiptar të kësaj banke, transmeton albinfo.ch. Klienti me emrin Afet Behluli, siç njoftojnë mediet lokale dhe nacionale të Zvicrës e ka ndjekur hajnin e armatosur dhe ka arritur t`ia shkëpusë çantën nga duart! Dhe, natyrisht, i ka kthyer paratë aty ku e kanë vendin, në bankë.

Në një emision të një stacioni regjional televiziv, Afeti ka demonstruar me fjalë dhe gjeste zhvillimin e ngjarjes dramatike, shkruan albinfo.ch.

Në paraqitjen e tij televizive Afeti thotë se nuk e ndjen veten hero, edhe pse e ka vënë jetën e tij në rrezik. P, r këtë reagim e ka bërë për të treguar se “nuk është në rregull të fitohet paraja në këtë mënyrë të shpejtë e me dhunë. Përse atëherë punojmë ne të tjerët?”, ka shtruar pyetjen Afet Behluli para kamerës.

Hajni i bankës ka ikur në drejtim të panjohur.
– See more at: http://www.albinfo.ch/shqiptari-ia-shkeput-nga-dora-canten-me-para-hajnit-te-armatosur/#sthash.kX9Ajucw.Gwe7y9Ro.dpuf

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *