Home / Kryesoret / Shqiptari konfirmohet kampion bote në kikboks

Shqiptari konfirmohet kampion bote në kikboks

Kampioni i shumëfishtë botëror në kikboks, Shemsi Beqiri, mbron për të 12-n herë titullin botëror në kategorinë e peshave të mesme.

Ai mposhti holandezin Uilliam Dinder pas tre raundeve në duelin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Bazel të Zvicrës.

29-vjeçari i lindur në Viti rikthehej në ring pas 15 muajsh pushim.

Në 84 ndeshje si profesionist ia ka 75 fitore (37 KO), 9 humbje (1 KO) dhe asnjë barazim.

Kurse Holandezi Dinder ka eksperiencë të madhe në kikboks, ku gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 103 duele me bilanc prej 62 fitoresh (32 KO), 39 humbje (11 KO) dhe 2 barazime.

Gjithashtu lexo

Gjenden eshtra njeriu në një shpellë në Gostivar – (VIDEO)

Gjatë hulumtimeve të bëra në një shpellë në Malin e Thatë, në afërsi të fshatit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *