Home / Lajme / Maqedoni / Shtajnmajer është i shqetësuar që policët maqedonas po përdorin gazin lotsjellës kundër refugjatëve

Shtajnmajer është i shqetësuar që policët maqedonas po përdorin gazin lotsjellës kundër refugjatëve

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Valter Shtajnmajer është i shqetësuar për shkak të gjendjes në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë.

Incizimet nga përdorimi i gazit lotsjellës nga ana e policisë maqedonase kundër refugjatëve, sipas tij, janë dëshmi se shtetet nuk mundet që vet të menaxhojnë me problemin, transmeton zhurnal.mk

“Incizimet që i pamë janë dëshmi se nuk mundet që të gjendet zgjidhje kur vendet po veprojnë vet.

Mund që ta hidhni poshtë problemin me refugjatët, mund që t`i ktheni refugjatët prej nga kanë ardhur, por kjo nuk është zgjidhje.

Është e nevojshme për një marrëveshje të përbashkët evropiane. Kjo gjë tanimë po bëhet më e qartë dhe shpresoj se në samitin e shefave të qeverive me 7 mars do të kontribuojmë për një bashkëpunim më të mirë të shteteve evropiane”, deklaroi Shtajnmajer në një intervistë për Dojçe Velle.

Me ditë të tëra, mijëra refugjat janë ngulfatur në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Greqia është nën kërcënim që të ketë shumë refugjat, ndërsa vendet e rrugës ballkanike janë nën presionin e Austrisë dhe Gjermanisë që vendosën për ta ulur rrjedhën e njerëzve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *