Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: 7 maqedonas nga Prilepi dhe Velesi janë bërë deputet me vota të vjedhura?!

Skandal: 7 maqedonas nga Prilepi dhe Velesi janë bërë deputet me vota të vjedhura?!

Një skandal tjetër po e tronditë Maqedoninë. Kësaj rradhe po vërehet qartë se keqpërdorimi më skandaloz është bërë në njësitë zgjedhore me numër 3 dhe 4 ku gara politike është një nacionale ku garojnë vetëm partitë maqedonase gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Bëhet fjalë për garën të cilën e realizon partia më e madhe në pushtet VMRO-DPMNE dhe partia tjetër në opozitë LSDM. Në këto dy njësi zgjedhore, pra në njësinë numër 3 dhe 4 asnjë parti shqiptare nuk garon për shkak se parimisht partitë shqiptare kanë informacione se në këto dy njësi zgjedhore asnjëher nuk kanë gjasa që të nxjerrin deputet shqiptarë.

Zhurnal ka analizuar mirë raportin e fundit të KSHZ-së i cili ende nuk është i miratuar nga anëtarët e KSHZ-së. Ky raport skandaloz po nxjerrë në sipërfaqe manipulimet marramendëse të cilat i kanë bërë partitë maqedonase me votuesit fiktiv apo me ata të kontestueshëm gjatë shumë cikleve zgjedhore. Të dhënat e raportit të djeshëm të KSHZ-së janë tronditëse, pasi në njësinë zgjedhore numër 3 dhe 4 afro 35 mijë votues janë të kontestueshëm.

Bëhet fjalë për njësinë zgjedhore numër 3 që përfshinë teritorin e 24 komunave që kryesisht banojnë pupullatë të bashkësis etnike maqedonase.

Zhurnal gjatë hulumtimeve që bëri sot në lidhje me raportin e djeshëm të KSHZ-së ku shifet qartë se 35 mijë votues të kontestueshëm kanë votuar në zgjedhjet e kaluara erdhi në përfundim që kjo me automatizëm mund të nënkuptohet se afro 7 deputet maqedonas janë jo legjitim të këtyre njësive zgjedhore dhe momentalisht janë në ulëset e Parlamentit të Maqedonisë.
prilep_1

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *