Home / Lajme / Maqedoni / SKANDAL: Fondi shëndetësor zbulon 400 mijë votues fiktiv

SKANDAL: Fondi shëndetësor zbulon 400 mijë votues fiktiv

Sipas prerjes së fundit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që është bërë në muajin shkurt këtë vit, në listën zgjedhore janë të regjistruar 1.812.489 votues, që paraqet një dallim skandaloz të pothuajse 400 mijë qytetarë me të drejtë vote.

Ekspertë nga fusha e statistikave vlerësojnë se “evidenca e Fondit të sigurimit shëndetësor është më precizja në lidhje me numrin real të qytetarëve që jetojnë në vendin tonë pasi që sicili qytetar ka sigurim shëndetësor dhe numri i atyre që mund të mos jenë të mbuluar me sigurim shëndetësor askund në botë nuk kalon mbi 2%.

Megjithate, pritet që KSHZ nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga rreth 10 institucione shtetërore dhe më pastaj të bëhet verifikimi i të dhënave në teren. Fondi shëndetësor është një ndër këto insitucione që ka dorëzuar bazën e të dhënave për kryqëzim.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *