Home / Lajme / Maqedoni / Skandal: Ministri i MPB-së kundër policisë

Skandal: Ministri i MPB-së kundër policisë

Një skandal po e tronditë Maqedoninë. Ministri i policisë, Oliver Spasovski ka qenë në rradhët e para të protiestuesve para gjykatës kushtetuese në Maqedoni. Analistët këtë veprim të ministrit Spasosvki e quajn skadaloz sepse sipas tyre ministri i policisë, proteston kundër punonjësve të policisë.

“Askund në botë nuk ka ndodhur që Kreu i Policisë ti kundërvihet punonjësve të tij ose të prishë rendin publik , përkundrazi ai duhet ta ruaj rendin publik”. Kështu ka deklaruar analisti politik Vlladimir Bozhinovski, transmeton Telegraf.mk

“Është e qartë se Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk e di se ku ndodhet dhe cili është funksioni i tij, dhe për atë ai vepron në mënyrë shumë skandaloze. Askund në botë Ministri i Policisë nuk proteston kundër punjonësve të tij. Ministri i policisë, Oliver Spasovski ka qenë në rradhët e para të protiestuesve para gjykatës kushtetuese në Maqedoni dhe kjo është e tmerrshme”, ka deklaruar Bozhinovski duke shtuar se protestat e mbrëmshme ishin të organizuara nga LSDM-ja, edhe pse ajo u mundua të fshihet pas disa organizatave joqeveritare .

“Spasovski me siguri që nuk është I vetëdijshëm që është emëruar në atë post deri në zgjedhje, e kryen funksionin e Ministrit teknik të Punëve të brendshme. Askund në botë nuk ka ndodhur që një Ministër i Policisë ta shkel rendin publik, sepse ai është i angazhuar që ta ruaj atë rend”, ka përfunduar Bozhinovski.

Ndryshe mbrëm organizata “Ajde” organizoi protestë masovike kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila me ligj ka vendosur që ti mundësoj Presidentit të shtetit për ti falur manipulatorët e zgjedhjeve dhe pedofilët. Në këto protesta morrën pjesë edhe funksionarë të lartë të LSDM-së, ku mes tjerash prezent ishte edhe Ministri i policisë, Oliver Spasovski.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *