Home / Lajme / Maqedoni / Skandaloze: Petrovski, Skendërbeun e quan maqedon!?

Skandaloze: Petrovski, Skendërbeun e quan maqedon!?

Një skandal po trondit Maqedoninë, kësaj rradhe ish deputeti maqedonas, Filip Peterovski jepë dëshmi të rrejshme përmes një shkrimi autorial se heroi kombtarë Gjergj Kastrioti nuk është shqiptarë, por është maqedonas.

Ai shkruan se Gjergj Kastrioti është Aleksandri i dytë maqedonas i lindur më 6 maj të vitit 1405, ndërsa ka ndërruar jetë më 17 janar të vitit 1468 dhe është i varrosur në Krujë. Sipas tij heroi kombëtarë Gjergj Kastrioti ka qenë sundues i Maqedonisë dhe i Epirit me seli në Krujë, që nënkupton Shqipërinë e sotme, gjegjësisht Maqedoninë perendimore ose Maqedoninë malore. Ai ka qenë birë i Ivanit dhe Voisllavës.

Ndryshe, Voisllava ka qenë motra e Kralit Marko, e bija e sunduesit nga Prilepi, VOLLKASHIN i cili ka qenë vëlla i UGLESHËS. Gjergj Kastrioti në moshën e re është dërguar nga babai i tij Ivan që të ndjek shkollimin në Venedikt të Italisë, ku ka mbaruar shkollën ushtarake. Ish deputeti maqedonas mes tjerash shkruan se “mirditët gego-arnaut” që nënkupton shqiptarët, për heroin e tyre nuk i kanë kushtuar asnjë këngë. Çfar paradoksi!? Për këtë nuk nevoitet ndonjë koment. Shkruan mes tjerash Petrovski.

Ai në shkrimin e tij të fundit të shkruar në gjuhën maqedonase, shkruan se Skendërbeu e ka emrin “Gjorgji Kastriot”.
Ndryshe, historianët shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria duhet të reagojnë fuqishëm ndaj shtrembërimit të këtij artikulli dhe interpretimit të historisë.(Zhurnal.mk)

Më poshtë lexoni në mënyrë integrale në gjuhën maqedonase shkrimin e plotë të Petrovskit.
petrovski

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *