Home / Kryesoret / Sot protestë për lirimin e Lube Boshkoskit

Sot protestë për lirimin e Lube Boshkoskit

Aktivistët dhe anëtarët e partisë së Lube Boshkoskit njoftuan për sot organizimin e një proteste para burgut të Idrizovës.

Protesta është planifikuar të mbahet në ora 11, ku do ti bëhet thirrje drejtorit të këtij burgu  Zhivko Pejkovski se  a është i gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësinë për zgjatjen e qëllimshme të Lube Boshkovski në burgun e Idrizovës.

Sipas partisë të Bashkuar për Maqedoninë (OM), Lube Boshkovski duhet të lirohet nga burgu javën e ardhshme, por drejtori nuk pranoi t’i jep tre muaj që pasuan ish-ministrit të brendshëm, një masë e cila është për çdo të burgosur.

Partia ka thënë se ata nuk e dijnë se kush ka urdhëruar që Boshkoski të mbetet në burg deri sa të kalojnë zgjedhjet e 5 qershorit dhe siç njoftuan, do ta njoftojnë edhe publikun. Protesta të hënën është vetëm një kujtim për drejtorin e Idrizovës që nuk duhet keqpërdorur pozita e tij për qëllime personale apo partiake. Ata thonë se do të kërkojnë mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Ish-ministri i brendshëm, Lube Boshkovski është i dënuar me 5 vite burg për financim të paligjshëm të fushatës së partisë së tij. Por tani për këtë dënim i kanë mbetur edhe pak javë. Përveç kësaj në në nëntor të 2014 u dënua me mbi 10 vjet burg për rastin “Rover” , që akuzohet për vrasje të dyfishtë, që ndodhi në vitin 2001. Por kjo vepër është rikthyer nga gjykata për rigjykim, për shkak të mungesës së fakteve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *