Home / Kryesoret / Sot vazhdon procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës

Sot vazhdon procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës

Në gjykatën themelore në Shkup sot vazhdon procesi gjyqësor për rastin e “Lagjes së Trimave” të 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Edhe seanca e radhës do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmive të propozuar nga Prokuroria publike, derisa nuk dihet se kush është në listën e personave.

Në seancën e kaluar dëshmuan policë që ishin protagonistë të rrëmbimit të tyre në postën kufitare policore në Goshincë, por edhe familjarë nga lagja e trimave, për dëshmitë e tyre kur ndodhi sulmi më 9 dhe 10 maj.

Por çka ndodhi në seancën e kaluar ?

Në mesin e dëshmitarëve që folën ishte edhe Fize Memishi, qytetare e Kumanovës e cila jeton në afërsi të Lagjes së Trimave. Gjatë përgjigjes së pyetjeve të kryqëzuara nga prokuroria dhe pala mbrojtëse, ajo theksoi se nuk asnjë far lidhje familjare me asnjë të akuzuar si dhe nuk e njeh asnjërin prej tyre. “Asnjëherë më parë në jetën time nuk i kam parë këta persona. Unë me datën 8 maj të vitit të kaluar gjatë orëve të mbrëmjes, për shkak të gjendjes shëndetësore kam dalë të shëtis. Përderisa kam lëvizur përreth lagjes, nuk kam vërejtur asnjë situatë të jashtëzakonshme. Ndërsa me datë 9 maj pasi që e kam falur namazin e sabahut, kam dëgjuar të krisma. Në shtëpi kemi qëndruar deri në ora 12:00, kur edhe kanë ardhur pjesëtar të policisë dhe na kanë larguar nga aty”, dëshmoi Memishi. Në stacionin e policisë dëshmitaren së bashku me burrin dhe të birin i kanë mbajtur deri në ora 02:00 pas mesnate. Përpara trupit gjykues ajo theksoi se gjatë kohës kur ajo është larguar nga shtëpia, nuk ka parë asnjë person të vrarë apo të plagosur, si nga policia apo nga grupi në fjalë. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe traumave, e bija e të akuzuarit Fadil Fejzullahu, Artizane dhe bashkëshortja Fikrie, dëshmitë e tyre papara trupin gjykues nuk i kishin të qarta. Gjatë bastisjes nga ana policisë në shtëpinë e tyre në rrugën për fshatin Ramanli, dëshmitarja Fikrie Fejzullahu tha se janë ballafaquar me maltretime dhe tortura nga ana policisë. “Ne kemi qenë duke fjetur kur i kemi dëgjuar krismat. Te dera ka dalë kunati im, Sami Fejzullahut, i cili i ka thënë policisë që mos të thyejnë se vetë ai do t’ua hapë derën. Pasi që janë futur në shtëpi, ato i kanë thyer të gjitha dyert dhe dritaret. Pastaj na kanë shpërnda nëpër dhoma. Kur na kanë nxjerr jashtë nga shtëpia kanë filluar ta rrahin kuantin dhe fëmijët e tij, gjithashtu edhe dy djemtë e mi”, rrëfeu dëshmitarja Firkie përjetimet e saja nga dhuna policore. Sipas Prokurorisë, bastisja në atë shtëpi është kryer me urdhër, duke menduar se aty fshihet “grupi terrorist”, pjesë e të cilës akuzohet se ka qenë edhe Fadil Fejzullahu.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *