Home / Kryesoret / Sot vazhdon që t`i gjykohet Komandant Sokolit me grupin e tij të njohur tashmë “Grupi i Kumanovës”

Sot vazhdon që t`i gjykohet Komandant Sokolit me grupin e tij të njohur tashmë “Grupi i Kumanovës”

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të vazhdoje seanca për rastin “Lagja e trimave”.

Në seancën paraprake gjyqësore, dëshmi dhanë katër përfaqësues të njësisë speciale të policisë, në rrolin e dëshmitarëve të mbrojtur. Seanca ishte e mbyllur për opinionin.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër 29 personave për veprat penale ‘organizim terrorist’ dhe ‘terrorizëm’ për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Lagjen e trimave në Kumanovë, ku u vranë 8 përfaqësues të policisë dhe 37 tjerë u plagosën. Në aksion u vranë edhe 10 përfaqësues të grupit të armatosur.

Në seancën e parë dëshmuan pesë persona, katër prej të cilëve policë që kanë qenë të sulmuar në stacionin policor në Gushincë, para ngjarjeve në Kumanovë, dhe një person që ka qenë në vend ngjarje nga Lagja e trimave.

Policët kanë dëshmuar se janë sulmuar prej dy grupeve, të cilët i kanë rrahur dhe ia kanë marr armët.

Grupi e ka vjedhur armën nga depoja e punktit policor. Ia kanë vjedhur telefonat dhe unfiromën, pastaj i kanë lëshuar

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *