Home / Kryesoret / Stërvitje në Qendrën për trajnim në Idrizovë për sistemin “Stigner”

Stërvitje në Qendrën për trajnim në Idrizovë për sistemin “Stigner”

Në Qendrën për stërvitje në Idrizovë sot do të bëhet ushtrimi praktik për përdorimin e sistemit për ndalje të dhunshme të automjetit në arratisje “Stinger”.

Stërvitja është pjesë e Trajnimit për kontroll të automjeteve dhe sigurisë në komunikacion, e cila zbatohet në suaza të projektit të financuar nga BE-ja “Mbindërtimi i mëtutjeshëm institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve të policisë në fushën e menaxhimit kufitar, punës së policisë me bashkësinë dhe lufta kundër krimit të organizuar”.

Stërvitja zbatohet pesë ditë në të cilat 32 nëpunës policor nga Sektori për punë të komunikacionit në Byronë për siguri publike, nga njësitë mobile të komunikacionit dhe nga tetë Sektoret rajonale për punë të brendshme (SPB), stërviten që të bëhen ushtrues për sigurinë e komunikacionit dhe kontrollit të automjeteve.

Stërvitja do të rrumbullaksohet me prezantim, instrukcione konkrete dhe trajnim praktik për përdorimin e sistemit për ndalje të dhunshme të automjetit me shfryrjen e gomave të automobilit “Stigner”, e cila në suaza botërore shfrytëzohet nga ana e policëve për ndalje efektive dhe të sigurtë të ndaljes së automjeteve në arratisje.

Projekti i financuar nga BE-ja “Mbindërtimi i mëtutjeshëm institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve të policisë në fushën e menaxhimit kufitar, punës së policisë me bashkësinë dhe luftën kundër krimit të orgnaizuar”, siguron përkrahje strategjike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Byrosë për siguri publike me qëllim të rritjes së efikasitetit operativ të Policisë kufitare, përforcimi i kapaciteteve në Repartin për zbulim të krimit të organizuar dhe serioz për menaxhim të sigurtë dhe efikas me informata të klasifikuara dhe luftë kundër krimit të organizuar, duke e përfshirë edhe krimin financiar dhe kompjuterik, zbulimin e shkathtësive të policëve për punë efikase dhe efektive, si dhe zhvillimi i standarteve antikorruptuese në korrnizat e degëve të ndryshme policore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *