Home / Lajme / Maqedoni / Stopanska Banka shqiptarëve ju përgjigjet maqedonisht (DOKUMENT)

Stopanska Banka shqiptarëve ju përgjigjet maqedonisht (DOKUMENT)

Stopanska Banka ne Tetove nuk e njeh gjuhën shqipe edhe pse nje numër mjaft i madh i klientëve janë shqiptar. Nje klient shqiptar nga Tetova, ka parashtruar nje pyetje ne gjuhën shqipe përmes emailit, por në vend se të marr përgjigjen e duhur, ai ne email ka marre këtë përgjigje. “Ju lutemi na dergoni email ku do te na drejtoheni ne gjuhen maqedonase ose ne anglisht. Ju falënderojmë.

Kjo përgjigje me shume te drejte e ka irrituar pa mase klientin sepse siç thotë ai, unë nuk i dërguar email ndonjë banke ne Angli, ose ne ndonjë vend tjetër të botes, por i jam drejtuar bankës si klient që jam dhe në gjuhën qe e flas pra në gjuhën shqipe. Pse bankat nuk e respektojnë të drejtën e klientit ashtu siç e respektojnë komunat dhe disa institucione tjera. Kjo çështje nuk është vetëm nënçmim për mua si klient thotë ai, por për të gjithë qytetarët të cilët e flasin gjuhën shqipe. Kam kërkuar sqarime edhe nga drejtuesit tjerë të bankës por nuk kam marrë ndonjë përgjigje. E drejta ime, por edhe e të gjithë klientëve është që përgjigjet t’i marrim në gjuhën shqipe ose në atë gjuhë me të cilën i drejtohemi.

Nëse në polici, gjykatë, komunë respektohet përdorimi i gjuhës atëherë pse të mos respektohet edhe nga ana e bankave. Përfundimisht duhet që të gjithë subjektet ose institucionet që nuk e respektojnë përdorimin e gjuhës së komuniteteve të dënohen ose në të kundërtën vetë qytetarët të tërhiqen nga këta institucione. Për mosrespektimin e gjuhës duhet të ngrenë zërine dhe të zgjedhurit tanë për shkak se fenomeni i mosrespektimit të gjuhës gjithnjë e më shumë po merr përmasa më të mëdha.
stopnska

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *