Home / Kryesoret / Struga ende nuk ka lagje dhe shesh që mban emrin SHQIP

Struga ende nuk ka lagje dhe shesh që mban emrin SHQIP

Në Strugë, por edhe në qytetet tjera të banuara me shqiptar, bile me shumicë shqiptare, akoma nuk është krijuar klimë pozitive për ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe objekteve, që është në kompetenca të Këshillave komunale, për tu verifikuar pastaj edhe nga instanca të tjera të niveleve më të larta

Konkretisht në Strugë, akoma kemi emra të rrugëve që mbajnë emrat jo vetem që janë nga ish sistemi, por janë emra të institucioneve tërësisht inekzistente, qoftë edhe në vendin e origjinës së tyre, si p.sh “JNA” (Jugosllovenska Narodna Armija)! Po ku ka sot Jugosllavi? Po ku ka sot JNA?..etj etj.

Në kohën që po jetojmë dhe veprojmë, që po e konsiderojmë dhe ashtu po trajtohet si kohë e dekomkracisë dhe demokratizimit të shoqërisë, atëhere edhe emrat e rrugëve, shesheve dhe objekteve duhet të pësojnë ndryshime të domosdoshme dhe imedijate, sepse me emrat e tipit “JNA” jemi bërë gaz i botës.

Emrat e rrugëve, shesheve dhe objekteve munden të ndërrohen duke bërë një kategorizim dhe vlerësim real me ndihmën e patjetërsueshme të ekspertëve të fushave të ndryshme por të patjetërsueshme edhe të fushës së historisë dhe fushave tjera shoqërore e shkencore.

Emrat e rrugëve do të mund të ndaheshin në katër grupe themelore dhe ate:

Emrat shqiptar që lidhen me historinë, kulturën, trashëgiminë, të arriturat në të gjitha fushat dhe e kanë shënuar epokën shqiptare;

Emra që lidhen me rajonin në të gjitha aspektet, qoftë personalitete, qoftë toponimi-si p.sh. “Via Egnatia”, “rruga e Ohrit”, “Rruga e Dibrës”, “Nënë Tereza”…etj etj

Emra që kanë të bëjnë me figura dhe ngjarje nga historia botërore në përgjithësi.

Dhe më konkretisht: duhet përcaktuar emrat –emërtimet maqedonase, emrat-emërtimet shqiptare, emrat që lidhen me historinë dhe të ngjarat në rajon, emrat dhe të ngjarat që lidhen me ngjarjet dhe zhvillimet në botë.

Po a do ta kenë këshilltarët e Këshillit të Strugës atë guxim intelektuar dhe demokratik për ti hyrë një procesi të ndryshimeve të emrave, kjo vlen të shihet gjatë periudhës së ardhshme, sepse këto ndryshime nuk mund të bëhen brenda natës.

(Struga Ekspres)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *