Home / Lajme / Rajon / Sulm me kallashnikov

Sulm me kallashnikov

Një shtëpi në fshatin Varosh të Ferizaj është sulmuar mbrëmë me kallashnikov AK-47. Në raportin policor thuhet se nga sulmi nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në shtëpinë e tij është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në xhamin e dritares është vërejtur një vrimë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisje e një shtëpie aty afër, ku dyshohet se nga aty mund të ketë ndodhur të shtënat dhe gjatë kontrollit në oborr janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të AK-47 dhe një karikator i zbrazët. Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë,

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *