Home / Lajme / Botë / Sulmohet Ambasada amerikane në Berlin

Sulmohet Ambasada amerikane në Berlin

Një burrë është arrestuar pasi ka thënë se është duke mbajtur një qese me bombë, ndërsa ishte duke u përpjekur që me dhunë të hynte në Ambasadën Amerikane në Berlin.

Polici gjerman Jens Burger ka thënë se një njeri është ndaluar te dera e Ambasadës në qendër të qytetit nga stafi i sigurimit rreth orës 7.30 të premten, transmeton koha.net.

Burger tha se oficerët janë duke hetuar se përse ky njeri është bërë i dhunshëm dhe ka tentuar që të godasë personelin e sigurimit.Ndërsa gjatë arrestimit nga policia, shtoi Burger, se i arrestuari i kishte thënë policëve se është një bombë në një qese që ai e kishte lënë në hyrje të Ambasadës.

Ndërsa ajo zonë menjëherë është zbrazur dhe policët me robot kanë inspektuar qesen, por nuk është gjetur asgjë.Polici Burger ka thënë se ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit, por “ka shumë indikacione që ai është i sëmur psikologjikisht”.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *