Home / Lajme / Rajon / Të konfiskohen milionat e uzurpatorëve!

Të konfiskohen milionat e uzurpatorëve!

Miliona eurot, që i kanë fituar uzurpatorët e ndërmarrjeve shoqërore, duhen konfiskuar dhe ato më pas t’i kthehen Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Kështu kanë deklaruar ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile një ditë pas botimit në gazetën “Zëri” të hulumtimit, ku bëhet e ditur se Nazmi Murturi ka arritur t’i përfitojë 1.5 milion euro nga uzurpimi i lokalit të ndërmarrjes shoqërore “Gërmia”, në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, të cilin ia kishte lëshuar me qira bankës më të madhe komerciale në vend, “Pro Credit Bank”.
Kjo e fundit për tetë vjet me radhë i ka paguar Murturit qira për lokalin që nuk është pronë e tij, përderisa qiraja mujore viteve të fundit ka arritur në 16.200 euro.

Agron Demi, nga Instituti GAP, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se përveç publikimit të listës së uzurpatorëve, AKP-ja dhe ekspertët e saj ligjorë duhet t’i padisin të gjithë uzurpatorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe njëherësh të kërkojnë edhe dëmshpërblim financiar nga ta.

“Nëse prej një prone shoqërore individë të papërgjegjshëm kanë përfituar miliona euro, AKP-ja dhe Prokuroria duhet të kërkojnë dëmshpërblim monetar apo konfiskim të pasurisë së këtyre personave. Nëse AKP-ja do ta kishte lëshuar me qira atë pronë, sot fondi i privatizimit do të ishte më i pasur për së paku 1.5 milion euro. Në këtë formë, duke marrë parasysh edhe uzurpatorë të tjerë, pasuria publike është dëmtuar me miliona euro”, ka thënë Demi.

Sipas tij, nëse nuk ndërmerren veprime të tilla, atëherë askujt prej uzurpatorëve nuk i bëhet vonë vetëm publikimi i emrit në uebfaqe të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Për 1.5 milion euro përfitim ata mund ta bartin edhe këtë turpërim publik. Por nevojitet dënimi i tyre dhe kthimi i pasurisë publikut”, ka thënë më tej Demi.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *