Home / Kryesoret / Telat Xhaferi: Nuk e njoh Ivanovin, ja pse isha në takim

Telat Xhaferi: Nuk e njoh Ivanovin, ja pse isha në takim

Kryetari i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi ka arsyetuar prezencën e mbrëmshme në Këshillin e Sigurimit, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari i Republikës së Maqedonisë, të cilin BDI, se paku deklarativisht, nuk e njeh si institucion.

“Prezenca ime aty ka të bëjë me situatën aktuale për migrantët. Duhej me dhënë qëndrime politike për këtë çështje. Situata aktuale është diçka mbi atë çka është Ivanovi sot. Nuk ishim për Ivanovin aty, ishim për qytetarët, prandaj them: situata me krizën e refugjatëve është mbi atë çka është Ivanovi”, ka sqaruar për Portalb Xhaferi.

Sipas tij, Ivanovi është një qytetar i cili kryen një funksion që ia ka dhënë një pjesë e qytetarëve. “Për raste që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve, gjithsesi duhet të jemi të informuar drejtë dhe t’i japim drejtpërdrejt qëndrimet tona mbi situatën” ka theksuar Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *