Home / Kryesoret / Tenda e organizatës terroriste PKK në Bruksel ende nuk është hequr
BRUKSEL (AA) - Në tendën e cila është ngritur nga ana e organizatës terroriste PKK, me leje të qeverisë belge ende vazhdon të qëndrojnë leckat të cilët simbolizojnë organizatën terroriste. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Tenda e organizatës terroriste PKK në Bruksel ende nuk është hequr

Në tendën e cila është ngritur nga ana e organizatës terroriste PKK, me leje të qeverisë belge ende vazhdon të qëndrojnë leckat të cilët simbolizojnë organizatën terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenda e PKK-së ishte ngritur dy ditë pas sulmit terrorist në Ankara më 13 mars. Një nga liderët e organizatës terroriste në Belgjikë, Remzi Kartal po kërkohet me fletarrest për shkak se ka dhënë urdhër për sulme në Stamboll. Ai ka mbajtur konferencë për media në këtë tendë, e cila ende nuk është hequr.

Tenda mbi të cilën ende qëndrojnë leckat të cilët simbolizojnë organizatën terroriste, po mbrohet edhe nga policia belge. Të paktën një automjet i policisë qëndron natë e ditë në afërsi të tendës. E njëjta një natë më parë ishte djegur pjesërisht dhe se përveç policisë mbrohet edhe nga përkrahësit e organizatës terroriste.

Leja e dhënë nga Belgjika pavarësisht se PKK-në e llogarit si organizatë terroriste, shkaktoi reagimin e turqve të cilët jetojnë në Belgjikë.

Dje disa turqë në këtë vend reaguan kundër përkrahësve të PKK-së në tendë. Pasi që turqit u larguan nga tenda me intervenimin e policisë, përkrahësit e organizatës terroriste vazhduan aktivitetet e tyre.

Tenda e cila ishte zbrazur dhe leckat mbi të ishin larguar pas reagimeve të Turqisë gjatë pjesëmarrjes së kryeministrit turk Ahmet Davutoglu në Samitin Turqi-BE, më pas ishte hapur përsëri.

Kjo situatë shkaktoi reagimin e ashpër të zyrtarëve turq në krye me presidentin Recep Tayyip Erdogan. Ai kishte thënë: “Këta nuk janë të sinqertë. Këta veprojnë me dyshim. Sot e kanë zbritur flamurin, posterët, kë e mashtroni. Bëhuni të sinqertë. Nuk keni një Turqi, një popull turk i cili mund të mashtrohet. Dijeni këtë. Kjo domethënë dorëzim në terrorizëm. Këta u dorëzuan në terrorizëm”.

Nga ana tjetër Davutoglu reagimin e tij e kishte shprehur në konferencën për mediat të organizuar pas Samitit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Cavusoglu dje zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij belg Didier Reynders. Ai tha se tenda duhet të hiqet menjëherë, ndërsa ambasadori belg në Ankara Marc Trentesau ishte ftuar në Ministrinë e Jashtme të Turqisë ku i është shprehur protesta e shtetit turk.

Ndërsa të afërmit e të vdekurve në sulmin e Ankarasë vendosën një kurorë të zezë në ambasadën belge në Ankara, duke dënuar në këtë mënyrë lejen për organizatën terroriste.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *