Home / Lajme / Kronika e zezë / Tetovë, djali rrah babin e tij 68 vjeçar

Tetovë, djali rrah babin e tij 68 vjeçar

68 vjeçari M.D nga Tetova dje në mëngjes ka raportuar në SPB-në e Tetovës dhunë familjare, ku e kishte kryer djali i tij 36-vjeçar V.D, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Pas zënkës së tyre të përbashkët, djali i tij i ka shkaktuar lëndime të dukshme në kokë dhe fytyrë, dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në banesë dhe ka ikur. Me autoambulancë, i lënduari është transferuar dhe është mbajtur për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës. Pak më vonë nga SPB-ja e Tetovës ka fotodokumentuar plagët e tij dhe dëmet në banes, raporton Televizioni Koha.

I dyshuari V.D është thirrur në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë dhe pas zbardhjes së rastit, do të përballet me shkresën e duhur. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *