Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Në këtë ditë të veçantë e kujtojmë kontributin e të gjithë mësimdhënësve tanë

Thaçi: Në këtë ditë të veçantë e kujtojmë kontributin e të gjithë mësimdhënësve tanë

Po Ju përcjellim Telegram Urimin nga Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi

T E L E G R A M U R I M I

Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tanë, vepra e të cilëve ka sjellë dritën e arsimit dhe edukimit në shtëpitë tona.

Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes. Është e pakontestueshme se arsimi, kultura dhe gjuha janë shpirti dhe mburoja e një kombi.

Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë.

Kryetari i PDSH-së Tetovë, 07.03.2016

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *