Home / Kryesoret / Thaçi: PDSH-ja ditën e parë në Qeveri do ti liroj nga burgu shqiptarët e MONSTRËS dhe SOPOTIT

Thaçi: PDSH-ja ditën e parë në Qeveri do ti liroj nga burgu shqiptarët e MONSTRËS dhe SOPOTIT

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi jep garanca se ditën e parë që PDSH-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë së Maqedonisë do ta detyroj Parlamentin që të miratoj Ligj për amnesti për të liruar nga burgu shqiptarët e pafajshëm për rastet e montuara politike si “ Monstra”, “Sopoti” dhe rastet tjera. Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në vendbanimet e rajonit të Kumanovës.

“PDSH-ja ditëne e parë që të bëhet pjesë e Qeverisë, atëher Parlamentin menjëher do ta angazhoj që ditën e parë të sjell ligj për amnesti. Edhe për të burgosurit, por edhe për amnesti fiskale” u shpreh Menduh Thaçi duke shtuar se këto PDSH-ja amnestin e të burgosurve e ka bërë edhe në vitin 1998 kur e liroi nga burgu Rufi Osmanin, por edhe në rastet tjera që kanë të bëjnë me luftëtarët e UCK-së.

“Do të thonë këta këtoj janë premtime elketorale, jo ne i kemi bërë në vitin 1998 me faljen e njerëzve, përkujtonja pandërprerë, sidomos ju që keni marr pjesë në luftrat, përkunjtoja si në luftën e Kosovës si i nxjerrish zhagë njerzit, edhe në kohën e 2001 kur PDSH-ja ka qenë në pushtetë”, ka deklaruar mes tjerash Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *