Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi : Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë, sepse dikush i mbushë kutitë me lopatë

Thaçi : Zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë, sepse dikush i mbushë kutitë me lopatë

Kryetari i partisë shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi vlerson se zgjedhjet më 5 qershor nuk do të mbahen, për shkak se nuk ka kushte që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Sipas tij që në Maqedoni të ketë zgjedhje të besueshme duhet të pastrohet lista zgjedhore dhe të bëhet regjistrimi i popullatës. Ai këto komente i bëri pas takimit që pati me Ambasadorët e huaj në Shkup.

“Nuk shoh vullnet politik që të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike më 5 qershor, por PDSH-ja do të vazhdoj që deri në fund të jetë në një vijë me faktorin ndërkombëtarë që ka të bëj me zgjedhjet parlamentare dhe me reformat tjera”, ka deklaruar Thaçi sot në Shkup pas takimit me Ambasadorët e BE-së në vend. Ai i pyetur se vallë proçesin zgjedhorë a e bllokon KSHZ-ja.

“Nuk e kam të qartë se çka po ndodh atje, kuptohet se nuk jam njeri i cili nuk jam i informuar, por atje bëhen punë që nuk kanë lidhje me drejtësinë dhe korrektësin e proçesit zgjedhorë”, ka deklaruar Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ai ka folur edhe për pastrimin e listës zgjedhore, por nuk tregoi se a duhet të fshihen gurbetqarët shqiptarë nga lista zgjedhore.

Thaçi me qëndrim se lista duhet të pastrohet për shkak se dikush me vite i ka mbushur kutitë e votimit me lopatë.

“Tek ne shqiptarët problemi qëndron se “ai” kutitë i mbushë me lopatë, e jo në mënyrë të “sofistikuar”. Për tu arritur një listë e pastër zgjedhore duhet që të bëhet regjistrimi i popullatës. Kur flasim për klimë politike, mendoj se administrata është e partizuar”, ka theksuar mes tjerash Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore ku më shumë se 100 mijë votues janë të dyshimt dhe duhet të kontrollohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *