Home / Lajme / Maqedoni / Thellohet bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Thellohet bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë, z.Abdilaqim Ademi, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë, është pritur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj.Lindita Nikolla.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi në sferën e arsimit në mes dy vendeve është i mirë dhe i frytshëm. Ministri Ademi theksoi se synim i përbashkët është zbatimi i marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e arsimit, që është nënshkruar në mes dy vendeve.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, në te ardhmen në fokus do të kenë zbatimin në tërësi të marrëveshjes bilaterale në mes dy vendeve, që do të thellojë bashkëpunimin në gjitha nivelet e arsimit dhe shkencës”, u shpreh ministri Ademi.

Edhe ministrja Nikolla u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe njëkohësisht shprehu synimin për zbatim të tërësishëm të marrëveshjes për bashkëpunim.
Ndërkaq, gjatë ditës ministri Ademi do të vizitojë Universitetin e Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Dhori Kule dhe Universitetin Politeknik të Tiranës ku do të takohet me rektorin prof.dr. Jorgaq Kaçani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *